Art Shahini – ylli i turneut në Durrës

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Talenti i ri kosovar, Art Shahini, vazhdon të shkëlqejë në futbollin e moshave, duke lënë gjurmë edhe në një nga turnetë më të mëdhenj të organizuar në Durrës.

Me një paraqitje mbresëlënëse, Arti realizoi 13 gola dhe ishte lojtari më dominues i turneut, duke fituar me meritë të plotë çmimin “Lojtari më i Mirë i Turneut Summer Cup Durres 2026”.

Golat, inteligjenca në lojë, lëvizjet e sakta dhe instinkti i golashënuesit e bënë Artin protagonist absolut të garës, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Ky është suksesi i dytë i madh brenda këtij viti për Art Shahinin me Shkollën e Futbollit Zidane dhe ate El Clasico duke dëshmuar vazhdimësi, talent dhe potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen.

Me punë, përkushtim dhe cilësi që e veçojnë nga bashkëmoshatarët e tij, Art Shahini po ndërton hap pas hapi rrugën drejt sukseseve edhe më të mëdha. Vazhdimi me këtë ritëm, emri i tij pritet të dëgjohet shumë më larg se turnetë e moshave ballkanike.

13 gola, çmimi i lojtarit më të mirë dhe një tjetër trofe – Durrësi kishte një emër: Art Shahini.

Të ngjashme