25 thënie nga Frojdi, që duhet të lexohen e mbahen mend

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

I adhuruar nga shumë dhe i urryer nga të tjerët, Sigmund Frojd i kushtoi jetën reflektimit të thellë dhe marrëdhënieve njerëzore. Sido që të jetë mendimi juaj për të, askush nuk mund të mohojë që shumë nga thëniet e tij të bëjnë të reflektosh me kujdes. Le të shohim ato më të famshmet, në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës: dashuri, psikologji, marrëdhënie. Fraza që duhet të shënohen, rilexohen dhe mbahen mend.

1- “I vetmi person me të cilin mund të përballeni është vetvetja dhe e kaluara juaj”.
2- “Qentë i duan miqtë dhe kafshojnë armiqtë, ndryshe nga qeniet njerëzore, të cilët janë të paaftë për dashuri të pastër dhe ngatërrojnë dashurinë me urrejtjen”.
3- “Unë isha një njeri me fat në jetë: asgjë nuk ishte e lehtë për mua”.
4- “Secili nga ne ka shumë kundërshtarë, një në veçanti: veten”.
5- “I pari që hodhi një mallkim në vend të një guri ishte themeluesi i civilizimit”.
6- “Të jesh i dashur është një faktor pozitiv që justifikon heqjen dorë nga avantazhet e tjera”.
7- “Një njeri nuk duhet të përpiqet të eliminojë komplekset e tij, por të jetojë në harmoni me to”.
8- “Ka dy mënyra për të qenë i lumtur në këtë jetë: njëra është të bëhesh idiot dhe tjetra është të jesh i tillë”.
9- “Pikat tona të forta kanë lindur nga dobësitë tona”.
10- “Shkenca moderne nuk ka prodhuar ende një ilaç relaksues aq të efektshëm sa fjalët e mira”.
11- “Fëmijët janë absolutisht egoistë; ata ndiejnë intensivisht nevojat e tyre dhe luftojnë pamëshirshëm për t’i kënaqur “.
12- “Egoja nuk është zot në shtëpinë tënde”.
13- “Qëllimi i jetës është vdekja”.
14- “Ai që di të presë nuk duhet të bëjë kompromis”.
15- “Të jesh plotësisht i sinqertë me veten tënde është një ushtrim i mirë”.
16- “Kur frymëzimi nuk më vjen, bëj një gjysmë përpjekje për ta gjetur”.
17- “Sa më shumë që njeriu duket i përsosur së jashtmi, aq më shumë djaj ka së brendshmi”.
18- “E kundërta e lojës nuk është serioziteti, por e vërteta”.
19- “Emocionet e pashprehura nuk vdesin kurrë. Ata janë varrosur të gjalla dhe do të dalin në format më të këqija në të ardhmen”.
20- “Nuk ka pikë nisjeje, nëse nuk e di se ku do shkosh”.
21- “Burrat janë më të moralshëm sesa mendojnë dhe shumë më të pamoralshëm se sa mund ta imagjinojnë”.
22- “Vetëm përvoja e bën njeriun të mençur”.
23- “Që në një lapsus është pohuar pikërisht ajo ide që dikush do të dëshironte ta përjashtonte, është fakt shumë i zakonshëm”.
24- “Humori është mekanizmi më i spikatur mbrojtës”.
25- “Çdo shaka fsheh në thelb një të vërtetë”.

Të ngjashme