Promovohet libri “Ngritja e Kombit Kosovar”

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 13:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë  promovimi i librit “Ngritja e Kombit Kosovar” i autorit Nexhmedin Spahiu. Nga të pranishmit libri u vlerësua lartë për faktin se do të ngritë debat për çështjen e kombit kosovar.

Ergin Kollogluka ka thënë se profesor Nexhi është i pari që merret me ketë temë dhe ka të drejtë plotësisht të flas për ngritjen dhe shoqërinë Kosovare.

Budimir Nishiq, gazetar në VOA ka thënë se konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve është paraqitur në këtë libër edhe si një marrëdhënie e mirë ndërnacionale, ngaqë sipas tij, serbët dhe kosovarët nuk kanë vetëm konflikte, por shpesh mes tyre ka edhe fqinjësi të mirë.

Ndërsa Naim Rrustemi, i cili ka folur në cilësinë e shokut të Spahiut, i cili ka thënë që ka tentuar të ndryshoj emrin e librit, por theksoi se “Nexhi ka aftësi për të hapur debat”.

“Nexhi është i paparashikueshëm, andaj ka vendos me ja lënë këtë titull duke ngritur debat për kombin e Kosovës, e cila ka të bëjë me të drejtën territoriale. Ky libër na ushqen për horizonte të reja për të menduar”, ka thënë Rrustemi.

Kurse vetë autori i librit, Nexhmedin Spahiu ka thënë se ky tip nacionalizmit që kemi arrin të prish fqinjësinë dhe nuk ndihmon në marrëdhëniet e mira mes Serbisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi.

“Nëse një shoqëri e ushqejmë shumë mund ta dërgojmë drejt vdekjes, por nëse nuk e ushqejmë fare ajo mund të vdes… Diversiteti dhe sjellja e mendimit kritik janë ato të cilat sjellin aktivitet. Kombet të cilat kanë pasur sasi të madhe të nacionalizmit kanë vdekur. Shembulli i mirë i nacionalizmit janë Sllovenia. Nacionalizmi kosovar duhet të jetë i tillë që duhet të integroj komunitetet në mënyrë që edhe ata të duan nacionalizmin kosovar njësoj sikurse që e duam ne”, tha Spahiu.

Të ngjashme