Rita Ora: Puna që po bën UNICEF-i është e mrekullueshme

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 15:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është shfaqur në ngjarjen vjetore “Activate Talks” të UNICEF-it gjatë diskutimeve të cilat po zhvilloheshin, raporton Ekonomia Online.

Ajo në formë befasie u shfaq para të pranishmëve duke thënë se puna që ka bërë UNICEF-i është e mrekullueshme.

“Kam qenë për dy ditë në Kosovë. Duhet të them se rrugëtimi që ka bërë UNICEF-i e kam përjetuar dhe kam parë se sa e mrekullueshme është. Ka qenë shumë inspiruese për të rinjtë e Kosovës. Jam shumë e nderuar të jem këtu sot”, tha ajo.

Të ngjashme