Shfaqet premiera e filmit “Love” me regji të Dionis Papadhimitrit

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas Tiranës, mbrëmë në Prishtinë është mbajtur premiera e filmit “Love” me regji të Dionis Papadhimitrit.

Në premierë ishin të pranishëm  figura të njohura të botës së filmit.

Premiera e këtij filmi një komedi është mirëpritur në Prishtinë.

Në këtë film publiku gjen emra aktorësh të njohur si Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Herion Mustafaraj, Luli Bitri, Rozi Kostani, Olta Gixhari dhe Sara Kolami .

Plot humor e ironi filmi flet për luftën e mundimshme të secilit drejt vetnjohjes.

Filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë. Jeta familjre dhe vitet e rutinës janë të padurueshëm. Në vendlindje cdokush kërkon të kthehët një ditë, por a është zgjidhje kjo! Në këtë kerkim sa personal aq edhe grotesk ‘të shtëpisë’ nisin dhe aventurat.  A janë të diskriminuar burrat sot! Pse nuk flasim per këtë!? Në rrolin kryesor është Gerti Kame që sjell me shumë ndjenjë një personazh te ri në karrierët e tij.

Të ndarë nga vitet, katër shokë fëmijërie takohen sot në një Tiranë që shkëlqen nga dritat dhe lluksi ekstrem, dhe nën buzeqeshjet e tyre nisim të njohim të vërtetën. Gent Hazizi, Herion Mustafaraj dhe Gentian Zenelaj janë të pazëventesueshëm për diversitetin që kanë arritur.  

Në Tiranën tonë sot I gjen të gjitha, dhe seksualiteti ende është ceshtje politikash, ndërkohë që vitet ikin. Në tre rrole të arritur hyjnë në film plot sensualitet Olta Gixhari, Rozi Kostani dhe deputuesja Sara Kolami qe sjell gjithë pasionin e saj. 

Muzika e filmit nga Bojken Lako, Piter Pan, Mirgen Hubo dhe e vogla Janex, sjell në “love” ajrin, përtej shkelqimit dhe arrogancës të kohës dhe vendit ku jetojmë.


Të ngjashme