Mikel Arteta ka zbuluar ambicien e madhe të Arsenalit, duke thënë se objektivi i klubit londinez është të bëhet më i miri në botë.
Sigurisht, kjo është ambicia e klubit dhe pronarëve, të bëhemi klubi më i mirë në botë”, deklaroi Arteta.
Trajneri spanjoll tha se për ta arritur këtë synim, Arsenali duhet të ketë infrastrukturën, stadiumin, tifozët dhe lojtarët më të mirë.
“Topçinjtë” synojnë të vazhdojnë luftën për trofe, ndërsa një prej objektivave kryesore mbetet Champions League, trofe që ende mungon në historinë e klubit.
Arsenali ishte pranë këtij suksesi sezonin e kaluar, por u eliminua nga Paris Saint-Germain pas penalltive.