Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar 20 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 20 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.486 raste nga 623,452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.244 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1974 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,908 raste.