Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar së në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Gjilanit nuk është i shtrirë asnjë pacientë me COVID-19.
“Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19. Pacientë me COVID-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë postCOVID”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë të oksigjenit.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë