Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për mundësinë e largimit të AKR-së në krye me Behgjet Pacollin nga koalicioni LAA.
“Nuk mund të paragjykojë se çfarë do të ndodhë, por besojmë deklaratat e Pacollit, është partner i LDK-së dhe deri tani gjithmonë në takimet tona ka thënë se është besnik dhe se asnjë votë e AKR-së nuk shkon për PAN-in”.
“Nuk është në interes të asnjë partie që vendi të shkojë në zgjedhje, duhet të tentojmë të bëjmë konstituimin e institucioneve, transmeton klankosova”.
Bajrami ka folur poashtu edhe për mundësinë e një koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt.
“Jemi të hapur për biseda edhe me AAK-në, jemi të hapur për biseda për formimin e një Qeverie me një koalicion që nuk ka në përbërje PDK-në”.
Ajo ka thënë se në rast se PAN-i dështon dhe nuk arrin të formojë Qeverinë është detyrë e presidentit Hashim Thaçi që të dorëzojë mandatin tek partia ose koalicioni që siguron se ka 61 vota për krijimin e Qeverisë.