BE: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Kushtetueses

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 08:45 | Nga

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu kanë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian, kur janë pyetur për nisjen e veprimeve rreth themelimit të Asociacionit. Javën e kaluar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kompletuar ekipin udhëheqës, i cili do të merret me draft-imin e statutit.

Ndërkaq BE-ja do të ofrojë rol lehtësues në këtë proces. “Sa i përket Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, siç ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fillim të këtij viti, ai nuk do të jetë një qeveri paralele në Kosovë dhe nuk do të dalë përtej ligjeve.

Ai (Asociacioni v.j.) do të ngrihet brenda kuadrit ligjor dhe qeverisjes ekzistuese të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës. “… Do të zbatohet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili ofron udhëzime për t’u siguruar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit/Bashkësisë, ai të reflektojë ligjet e Kosovës”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme