Astrit Fazliu largohet nga Drita

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Astrit Fazliu e ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Dritës.

Drita FC përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar largimin e 34-vjeçarit, shkruan Gazeta Express.

Fazliu u rikthye të gjilanasit në vitin 2020. Ai në total regjistroi 122 paraqitje në të gjitha garat.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave shqiptare me fanellën e Dritës shënoi 21 gola dhe shtoi 23 asistime.

Njoftimi i plotë nga Drita FC (pa ndërhyrje):

“Faleminderit dhe suksese, ASTRIT FAZLIU

Ndeshja e finalës së Kupës ishte e fundit në fanellën e DRITËS për Astrit Fazliun.

Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste.

Astriti ishte një nga futbollistët tanë të dalluar, duke dhënë kontribut në ndeshje kampionale, të Kupës dhe në garat evropiane.

FC DRITA i dëshiron shendet dhe suksese në vazhdimësi në karrierë”.

Të ngjashme