Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, Astrit Selmani, që luan për skuadren Hammarby, do të shkruhet në historinë e Conferece Leauge, si golashënuesi i parë që ka arritur të realizojë hat-trick apo tre golësh në garën me të re të cilin e ka formuar këtë vit UEFA.

Selmani shënoi në minutat 55’, 64, dhe 87’ duke udhëhequr ekipin suedez, në fitoren përballë Mariborit 3-1.

24 vjeçari te skuadra e Hammarby u transferua në dhjetorin e vitit 2020 dhe arriti që ta fitojë kupën e Suedisë në sezonin e kaluar.

Astrit Selmani gjat muajit mars u ftua edhe te Kombëtarja e Kosovës, por për shkak të infektimit me COVID-19 nuk arriti të grumbullohet me ekipin.

Të ngjashme