Asus Zenfone Max Pro M1 debuton me baterinë 5,000 mAh dhe çmim të volitshëm

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 15:54 | Nga

Kompania e njohur Asus ka lansuar smartfonin e saj më të ri të quajtur Zenfone Max Pro M1.

Smartfoni i ri vjen me ekran 6-inç IPS LCD e raport prej 18:9, procesor Snapdragon 636, 3 dhe 4 ose 6 GB RAM memorie, si dhe baterinë e madhe prej 5,000 mAh.

Asus Zenfone Max Pro M1 vjen me dy konfigurime të kamerës së dyfishtë – 13 + 5 megapikselë kryesoren dhe atë të përparme prej 8 megapikselë për versionet me 3 dhe 4 GB RAM, transmeton Koha.net. Ndërsa modeli premium me 6 GB RAM memorie do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë.

Sa i përket softuerit, Asus ka braktisur ndërfaqen e saj të përdoruesit ZenUI në favor të versionit të pastër Android 8.1 dhe premton të paktën dy përditësime të mëdha të sistemit operativ.

Sa i përket baterisë së madhe prej 5,000 mAh brenda Zenfone Max Pro M1 – do të vijë me mbështetje për karikim të shpejtë duke ju mundësuar që ta karikoni tërësisht për 2 orë e gjysmë.

Blerësit e Asus Zenfone Max Pro M1 do të kenë mundësi të përdorin njëkohësisht dy SIM kartela dhe të zgjerojnë memorien e brendshme.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Zenfone Max Pro M1 do të jetë smartfoni ekskluziv në uebfaqen e njohur Flipkart, ku edhe do të jetë në dispozicion për shitje nga 3 maji.

Modeli me 3 GB RAM/32 GB memorie të brendshme do të kushtojë rreth 135 euro, 4 GB/64 GB rreth 160 euro, si dhe modeli me 6 GB/64 GB rreth 185 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme