Atasheu ushtarak i Shqipërisë përfundon misionin në Kosovë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 13:30 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrustem Berisha dhe komandanti Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre të madh në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumë fusha.

Në shenjë falënderimi, ministri Berisha kolonelit Leka i dhuroi mirënjohje për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Kosovë.

“Kam pasur fat dhe privilegj të punoj me ju ministër Berisha. Jam ndier shumë i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën time. Padyshim kjo është periudha më e mirë e karrierës time, pasi më mundësoj të kontribuoj për Ju, për vëllezërit e mi, duke realizuar kështu një ëndërr fëmijërie. Duke njohur angazhimin tuaj, potencialet dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e vlerave të ushtarakëve të Kosovës, jam i bindur se janë garancia më e mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht transformimin e FSK-së në FAK”, është shprehur kolonel Leka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme