Atentati kundër kreut të LDK-së dhe vartësve të tij, vjen komenti nga Lëvizja Vetëvendosje

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka dhënë një koment zyrtar pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetët, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi janë kërcënuar.

Për këtë kanosje, Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

Kërcënimi ndaj kryetarit e tre deputetëve të LDK-së – gjithçka që dihet deri tani

Hyseni, i cili është kryetar dege në Gjilan prej LVV-së, tha se situata të tilla janë shqetësuese dhe nuk duhet të ndodhin.

Megjithatë, ai uroi që gjithçka të shkojë mirë dhe që Policia ta ketë situatën në dorë.

“Nuk e di për Zotin, tash me gjeneratat e reja të politikës, situata të tilla janë shqetësuese, kjo nuk është mirë që ndodh, me gjithë rivalitetin politik, deri në këtë nivel jo vetëm e panevojshme, por edhe e rrezikshme të shkohet”, tha ai.

“Tash nuk i dimë, duhet t’i presim detajet tjera për të parë çfarë ka ndodhur. Urojë të jetë gjithçka mirë dhe ta ketë situatën në dorë”, u shpreh Hyseni në ATV, të mërkurën mbrëma.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Deputeti Zemaj ka zbuluar detaje nga planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie dhe tre deputetëve

“Është ngritur shqetësim i madh për të gjithë. Kemi marrë mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës së hidhur. Nuk është mirë që dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do t’i trajton këto informacione me kujdes te veçantë. Na është konfirmu për tentim atentat. Deri më tani këto janë që i dimë edhe ne”, tha ai.

“Më shumë është Policia por edhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që kanë marrë këtë informacion dhe janë në kontakt me kryetarin Abdixhiku e koleget tjerë, shpresojmë ti identifikojnë.. në momentin kur është njoftu Policia e Kosovës gjithçka është në duart e tyre. Ne jemi zyrtarë e përfaqësues të qytetarëve. Duhet të presim ata se çka na ofrojnë e çka do të hetojnë të kësaj mendësie të ulët para këtij planifikimi që të eliminojnë. Gjithcka ka qenë në koordinim me Policinë. Brenda 24 orëve ka dalë si informacion dhe u bë publike në këtë fazë të hershme. Motivet janë politike nga ajo që është thënë”, ka shtuar Zemaj.

Të ngjashme