ATK: Fushata ka krijuar kulturë për kërkimin e kuponit fiskal

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 15:30 | Nga

Kanë kaluar pak më shumë se një javë që kur Administrata Tatimore e Kosovës bëri tërheqjen e numrave potencial fitues të kampanjës së re të projektit me kuponë fiskalë.

Ky institucion ka njoftuar se qytetarët që janë shpallur fitues kanë filluar tashmë t’i dorëzojnë kuponët e tyre në pikat rajonale të ATK-së.

Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka treguar se rimbursimi i mjeteve për qytetarët fitues do të bëhet brenda këtij muaji.

“Plikot ende janë ne fazën e verifikimit, mirëpo pasi që numri i qytetarëve fitues është i kufizuar, po konsiderojmë që brenda një muaji të përfundon edhe procesi i rimbursimit” është shprehur ajo.

Më tej ajo nuk ka treguar se cilat janë shifrat që kanë fituar këta qytetarë. Sipas sasj ende nuk janë verifikuar plikot dhe për këtë arsye nuk mund ta bëjnë publike.

“Plikot ende janë duke u verifiku dhe për atë arsye nuk mundemi saktësisht me i dite sa janë shifrat e fituara” ka thënë Bytyqi-Sefa.

Në fund ajo ka treguar edhe qëllimin që ka ATK-ja për kampanjën e re të këtij projekti. Ajo thotë se kjo kampanjë ka ndikuar shumë në krijimin e një rregulle në kërkimin e kuponit fiskal.

“Qëllimi i kampanjës ashtu siç e dine është që të rritet interesimi i qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal pas çdo blerje. Pritjet tona janë të fokusuar shumë në gjithë-përfshirjen e procesit të fiskalizimit. Kampanja për rimbursim ka ndikuar edhe në krijimin e një rregulli dhe kulture në kërkim të kuponit fiskal nga qytetaret.

Po ashtu, është evidente që përmes nxitjes me rimbursim nga kuponët fiskal është krijuar një partneritet mes qytetarëve dhe ATK-së”, ka përfunduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme