ATK-ja thirrje tatimpaguesve që kanë borxhe: Paguajeni tatimin bazë, përfitoni nga shlyerja e interesit

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore ka njoftuar tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së se mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ATK-ja ka bërë me dije se tatimpaguesit mund  të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

“Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme