Atletico afër Cavanit

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid raportohet se është afër transferimit të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Gianluca Di Marzio shkruan se madrilenët duan të sigurojnë shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, edhe pse në fund të afatit kalimtar ai do të mund të transferohej si lojtar i lirë.

Kontrata e uruguaianit është drejt fundit dhe ai është i lirë për të diskutuar për marrëveshje personale me klubet që e kërkojnë.

Cavani ka realizuar 330 gola në karrierën e tij për Palermon, Napolin e PSG-në.

Të ngjashme