Atletico Madridi e kërkon dyshen e Manchester Unitedit

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 09:13 | Nga

Atletico Madridi është duke e kërkuar dyshen e Manchester Unitedit, Ander Herreran dhe Anthony Martialin, sipas El Gol Digital.

Herrera konsiderohet prioritet për klubin nga La Liga, i cili po ashtu nuk dëshiron ta humbasë as mundësinë për ta transferuar Martialin, transmeton Gazeta Express.

Blerja e Herreras do të ishte më e vështirë, por e njëjta nuk vlen edhe për Martialin, të cilin Jose Mourinho është pajtuar ta shesë.

Dyshja mund të kushtojë rreth 80 milionë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme