Aubameyang rikrijoi festimin ikonik të Henryt, legjenda ishte aty për ta parë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Pierre-Emerick Aubameyang ishte njëri nga golashënuesit e Arsenalit në fitoren e të dielës kundër Tottenham Hotspur.

Topçinjtë e fituan me rezultat 3-1 derbin e Londrës Veriore në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, me golat e Emile Smith Rowe, Aubameyang dhe Bukayo Saka, derisa golin e nderit për Spursat realizoi Heung-min Son.

Ishte një paraqitje e mirë e Arsenalit në këtë ndeshje, të cilën e vulosi që në pjesën e parë, ndërsa goli i sulmuesit nga Gaboni u dha më shumë kënaqësi tifozëve.

Për më shumë, legjenda franceze ndodhej në tribuna, i ulur afër pronarit të Spotify, Daniel Ek, i cili është një tifoz i madh i Arsenalit.

Të ngjashme