Auditori gjen parregullsi në menaxhimin e procedurave të rekrutimit në Malishevë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Komunën e Malishevës për vitin 2018 përveç të tjerash ka evidentuar parregullsi në menaxhimin e procedurave të rekrutimit të shërbyesve publikë, lëshime te marrëveshjet për shërbime të veçanta, sikurse edhe dobësi te menaxhimi i dosjeve të personelit.

Auditori ka konstatuar se mangësitë në menaxhimin e procedurave të rekrutimit janë rezultat i kontrolleve joefikase dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme menaxheriale në përzgjedhjen e personelit.

Me këto gjetje, është pajtuar edhe menaxhmenti i Komunës, që është zotuar se do të ketë angazhime në afatin sa më të shkurtër kohor për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit, shkruan sot Koha Ditore.

ZKA-ja, duke përkujtuar legjislacionin që rregullon procesin e rekrutimit për shërbyesit publikë, ka theksuar se nga shqyrtimi i dy proceseve të rekrutimit për mësimdhënës të zhvilluara nga Drejtoria Komunale e Arsimit janë identifikuar disa parregullsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme