Autobusi i “Trafikut Urban” vetaksidentohet te mensa e studentëve

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Një autobus i “Trafikut Urban” është vetaksidentuar mëngjesin e së hënës, afër Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Ekonomia Online fotografi nga aksidenti, i cili ka ndodhur herët në mëngjes, rreth orës 6:30.

Besohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojës e ngricave në rrugë.

Nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale që ka pësuar autobusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme