Automjeti përplas shpërndarësin e picave (Video)

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 15:57 | Nga
Një aksident ka ndodhur në Vlorë vetëm pak minuta më parë teksa një automjet ka goditur një djalë me motor. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të çon për në kodrën e Kuzum Babasë.

Djali ishte shpërndarës picash dhe po udhëtonte me motor, në momentin që është përplasur nga automjeti që shikoni në foton e mësipërme shkruan JOQ.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka shoqëruar të lënduarin për në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme. Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, pasi i plagosuri është marrë nga ambulanca.

Nuk dihet nëse shoferi i makinës ka shoqëruar të plagosurin për në spital apo është larguar në drejtim të paditur. Policia nuk është parë në vendngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme