Autoritetet malazeze ndalin dy deputetë të Kosovës në Zhlep

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 15:01 | Nga

Duke kaluar kufirin me Malin e Zi, autoritetet malazeze kanë ndaluar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa qytetarë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për se autoritetet malazeze kanë ndaluar dy deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa qytetarë të cilët kishin kaluar kufirin me Malin e Zi, raporton Rel.

“Një grup qytetarësh duke përfshire edhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, me një autobus dhe automjete private pasi kanë kaluar kufirin e Republikës së Kosovës, janë ndaluar nga autoritetet e Malit të Zi. Nuk është shënuar ndonjë incident, përderisa pas një ndalese aty të njëjtit janë kthyer në territorin e Kosovës”, tha zëdhënësi i policisë Hoxha.

Të mërkurën, Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme kishin organizuar një aktivitet, të cilët në mënyre të organizuar, kishin shkuar në bjeshkën e quajtur “Zhlep”, në kufi me Malin e Zi, e që sipas tyre, ky territor i takon Kosovës.

“Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi jonë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimi ynë që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit tonë të mos kaloj në pronësi të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Fshatit.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka ngjallur reagime të shumta të opozitës për afër një vit, e cila ka bllokuar punimet e kuvendit duke përdorur edhe gazin lotsjellës.

Kurse tani kur çështja është në prag të votimit, opozita paralajmëron edhe reagime tjera, qofshin ato protesta apo edhe përshkallëzim të situatës së sigurisë vetëm e vetëm që të mos lejohet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

policia ne kufi 1 policia ne kufi 2 policia ne kufi

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/incident-ne-kufi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme