Ekonomia Online
FUNDIT

Autoriteti Aviacionit Civil kërkon auditim 10 mijë euro nga jashtë, ndonëse auditimi kryhet nga mekanizmat zyrtarë

Autoriteti Aviacionit Civil kërkon auditim 10 mijë euro nga jashtë, ndonëse auditimi kryhet nga mekanizmat zyrtarë

Autoriteti i Aviacionit Civil ka shpallur një tender të pazakontë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me titull “Shërbime të Auditimit të pavarur financiar për nevojat e ACC-së”, në vlerë të parashikuar prej 10 mijë euro. Ky tender ngre pikëpyetje serioze mbi arsyeshmërinë e shpenzimit të parasë publike, pasi auditimi i Institucioneve Publike në Kosovë, sipas […]

Autoriteti i Aviacionit Civil ka shpallur një tender të pazakontë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me titull “Shërbime të Auditimit të pavarur financiar për nevojat e ACC-së”, në vlerë të parashikuar prej 10 mijë euro.

Ky tender ngre pikëpyetje serioze mbi arsyeshmërinë e shpenzimit të parasë publike, pasi auditimi i Institucioneve Publike në Kosovë, sipas kornizës ligjore në fuqi, mbulohet nga mekanizma të përcaktuar qartë: auditimi i brendshëm, si funksion institucional, dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, si Institucion suprem i auditimit publik.

Në rastin konkret, ACC-ja po kërkon që përmes një kompanie të jashtme të realizojë shërbime auditimi financiar, ndonëse vetë institucionet publike janë të obliguara të kenë mekanizma të kontrollit të brendshëm financiar.

Ligji për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike e trajton auditimin e brendshëm si pjesë të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit brenda sektorit publik.

Më tej, ky ligj parasheh se kontraktimi i një kompanie profesionale për kryerjen e auditimit të brendshëm mund të bëhet vetëm në rrethana të caktuara dhe pas aprovimit të Ministrisë së Financave.

Pikëpyetjet shtohen edhe për faktin se auditimi i jashtëm i institucioneve publike është detyrë e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

ZKA-ja sipas mandatit të saj, auditon menaxhimin e parasë publike dhe raportimin financiar të institucioneve buxhetore.

Prandaj, shpallja e një tenderi të veçantë për auditim financiar nga ACC hap debat nëse ky shpenzim është i domosdoshëm apo paraqet dublim të funksioneve ekzistuese të auditimit.

Të ngjashme