Avdullah Hoti publikon video me familjen

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 11:24 | Nga

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka publikuar një video pak më ndryshe se zakonisht në llogarinë e tij në Facebook.

Ai në kuadër të fushatës zgjedhore ka zgjedhur që sot të publikojë videon ku shihet bashkë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, gjersa kalojnë kohë së bashku në “Parkun e Aventurave” në Pejë.

“Familja është streha ku secili prej nesh gjen përkrahje, prandaj do të investojmë në kultivimin e këtyre vlerave sublime për një jetë të sigurtë dhe të begatë për të gjitha familjet tona”, thuhet në këtë video të kandidatit për kryeministër.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/1549855901742425/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme