Portieri Ilir Avdyli është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Avdyli nuk arriti të gjejë hapësirë te liderja e kampionatit të Maqedonisë.
Portieri 27-vjeçar te Shkëndija u transferua në verën e këtij viti nga Llapi.
“E kemi shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. Por konfirmimi do të bëhet pas disa ditësh, kur edhe do të njoftojmë për të gjitha ndryshimet. Iliri nuk arriti të zërë vend në klubin tonë dhe prandaj ndamë rrugët”, ka thënë një zyrtar i klubit tetovar për gazetën Koha Ditore në kushte anonimiteti.
Vetë Avdyli nuk e ka mohuar e as pohuar ndarjen me Shkëndijen. Ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.