Aventura e rrezikshme e 12 djemve të mitur që po mban në ankth Tajlandën

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 13:14 | Nga

Në Tajlandë, është kthyer në çështje dite bllokimi prej pothuajse një jave i 12 djemve të mitur, të gjithë pjesëtarë të një skuadre futbolli dhe trajnerit të tyre në një guvë të vendit.

Grupin duket e ka zënë në befasi një vërshim i papritur uji. Pas shumë përpjekjesh, ekipet e shpëtimit arritën më në fund të zbulojnë një pikë hyrëse në kodrat që ngritën mbi sistemin e ndërlikuar të shpellave Tham Luang Nang Non e kjo i ka dhënë shpresa të reja të gjithë kombit qe pret me ankth lajme nga fëmijët, transmeton tch.

Punonjësve vendas të emergjencës i kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duken më premtuese, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

Deri dhe drone që realizojnë imazhe duke ndjekur nxehtësinë janë përdorur në tentativat e dëshpëruara për të gjetur grupin e zhdukur prej ditësh.

Çështja i ka rënë në vesh edhe Pentagonit që do të dërgojë një ekip të tijin ushtarak të specializuar në situatë shpëtimi. Nga djemtë e moshave nga 11 deri ne 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar nuk ka më asnjë shenjë që prej së shtunës, kur një roje e parkut zbuloi biçikletat e tyre të braktisura në hyrje të guvës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme