Avokati Berisha: Kërkesa për dëmshpërblim ndaj Naser Kelmendit do të jetë milionëshe

Prishtinë | 28 Maj 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Gjasat që rasti ndaj Naser Kelmendit të parashkruhet pas 3 muajve janë pothuajse të pashmangshme dhe kështu edhe dëmi që do shkaktohet për buxhetin e shtetit do jetë i madh.

Kjo pasi, mbrojtësi i të akuzuarit, Besnik Berisha ka paralajmëruar kërkesë për kompensim miliona euro, për kohën e kaluar në paraburgim dhe siç thotë ai përkeqësimit të shëndetit të klientit të tij, si pasojë e qëndrimit në paraburgim.Absolutisht, kërkesa do të jetë milionëshe. Ai ka pa gjatë qëndrimit të tij, gjatë pingpongut sa është luajt me Naser Kelmendin, herë në arrest shtëpiak, herë në paraburgim, shëndeti i tij është shkatërru. Ka pas prova që gjykata ka angazhu ekspertë ndërkombëtar për vlerësimin e shëndetit të tij, jo ekspertë të thjeshtë të letrave, po ekspertë ndërkombëtar kanë konstatu që d.m.th. që shëndeti i tij ka qenë i përkeqësuar që në muajt e parë të paraburgimit. Ështëmbajte në kushte izolimi në Dyz, në kushte izolimi në Prishtinë, d.m.th. ka qenë në prag të infarktit, ka pas probleme, enorme e serioze me shëndetin”, ka thënë Berisha në Betimi për Drejtësi.

Të ngjashme