Avokati i Dejan Pantiqit: Nuk e di se si do të sillet nga Jarinja në Mitrovicë pasi ka shumë barrikada

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Avokati Lubomir Pantoviq, i cili mbron tashmë të liruar Dejan Pantiq, ka thënë se nuk e di se si klienti i tij do të sillet nga pika kufitare Jarinje në Mitrovicë ku edhe jeton ai.

Ai tha për Klan Kosova se pritet të sqarohet rruga për bartjen e Pantiqit, sepse në magjistalen nga Jarinja deri në Mitrovicë ka shumë barrikada.

Avokati theksoi se në mëngjes ka pranuar një e-mail nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti i Krimeve të Rënda se klienti i tij tashmë mund të shkojë arrest shtëpiak.

Pritet që ai të dërgohet në një kontroll të shkurtër mjekësore.

Të ngjashme