Avokati i kosovarit të arrestuar nga serbët: Ministria e Jashtme ende s’ka informacione pse u arrestua, njësoj edhe familja

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Ka dy ditë që nga koha kur një qytetar i Kosovë është arrestuar nga autoritetet serbe, në kufirin Hungari-Serbi.

I arrestuari në këtë rast është Abaz Beqiraj.

Beqiraj ishte arrestuar gjatë kthimit nga Gjermania, ku kishte qëndruar për vizitë tek djali.

Pavarësisht se ai po vazhdon të mbahet prapa grilave në Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk kanë informacione se pse është arrestuar ai. Njësoj edhe familja Beqiraj, e cila nuk ka pranuar informatë për arsyen e arrestimit.

Në cilësinë e avokatit të Beqirajt, Arianit Koci ka deklaruar se familja deri tani është dashur që përmes rrugëve zyrtare , së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

E një gjë e tillë u tha edhe në reagimin e MPJ-së të bërë dje, ku thuhej se po presin informacione nga Zyra Ndërlidhëse, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Abaz Beqiraj u arrestua derisa po kthehej nga Gjermania derisa edhe në deklarimin e tij u tha se nuk ka asnjë arsye se pse do të duhej të ishte arrestuar nga serbët.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe arrestojnë kosovarët, dy qytetarë të Podujevës poashtu u arrestuan së fundi në afërsi të Merdares

Të ngjashme