Avokati serb: Shqipëria ka një bazë të ngris padi kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Avokati srerb, Aleksandar Olenik komentoi deklaratën e kolegut të tij nga Kosova, Tomë Gashit se “Shqipëria mund të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë në emër të Kosovës”. Ai tha se Shqipëria mund ta bëjë këtë, por ironizoi se nuk ka bazë për ta argumentuar, transmeton Gazeta Express.

“Kosova nuk ka asnjë bazë ligjore për të ngritur padi për gjenocid kundër Serbisë ose ndonjë padi tjetër, sepse nuk është anëtare e OKB-së. Nga ana tjetër, Shqipëria ka bazë për të ngritur padi kundër Serbisë, ashtu si Papua Guinea e Re ose Australia, dhe fakti që e njëjta gjuhë flitet në Kosovë dhe Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me këtë”, tha Olenik për “Kosovo Online”.

Ai gjithashtu theksoi se “në thelb nëse Serbia kishte plan për të dëbuar të gjithë shqiptarët nga Kosova është një pyetje tjetër, por ai shprehet i sigurt se ky rast nuk mund të hapet para një gjykate ndërkombëtare. 

“Qytetarët e Kosovës nuk mund t’i drejtohen as Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kur bëhet fjalë për çështje gjyqësore kundër askujt. Duhet ta pranoj se mendoj se do të ishte mirë nëse do të kishte një mundësi që Serbia të paraqiste argumentet e saj, Kosova për vete dhe për dikë tjetër, të paanshme, për të dhënë vlerësimin e saj për këtë çështje, por nuk besoj se është e mundur në këtë moment”, tha Olenik.   

Të ngjashme