Babë e bir goditen nga autobusi në Tiranë

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, një autobus urban ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur më pas fatmirësisht nga një mur.

“BalkanWeb” raporton se autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar, transmeton Klan Kosova.

Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme