Bahtiri ofron ndihmë financiare për ndërtimin e shkollës në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 10:32 | Nga

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ofruar ndihmë financiare për blerjen e një toke në veri të Mitrovicës për ndërtimin e shkollës fillore “Aziz Sylejmani”, e cila ende gjendet në lagjen “Kodra e Minatorëve.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ku tha se nxënësit e kësaj shkolle ende e zhvillojnë mësimin në kontejnerë.

Bahtiri potencoi se ka marrë premtim edhe nga homologu i tij që do të ketë lëvizje në këtë drejtim, mirëpo sipas tij ende nuk është bërë asgjë.

“Mbështetja ime ka qenë edhe materiale. I kam thënë edhe Kadri Veselit, që personalisht i jap unë paret për me ble tokën për shkollën ‘Aziz Sylejmani’, në Kodrën e Minatorëve. E kam biseduar edhe me kryetarin Goran Rakiq, dhe më ka premtuar që do të gjendet një tokë diku. Premtime më ka dhënë mirëpo ende nuk ka lëvizje për atë punë”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe , edhe 19 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës në veri të Mitrovicës nxënësit vazhdojnë të mësojnë në kontejnerë, në mungesë të shkollës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme