Bajraktari: Tash e tri vite në betejë, procesi do të jetë triumfues

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e trevjetorit të akuzës së ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati Ardian Bajraktari ka theksuar se ata tash e tri vjet gjenden në betejë me rrugë ligjore.

Bajraktari ka thënë se heronjtë kthehen të fundit nga betejat, natyrisht triumfues, s’ka si të jetë ndryshe.

Tash e tri vite në betejë, me rrugë ligjore. Proces jo i lehtë, natyrisht, por epilogu do ta rikonfirmoj pastërtinë dhe të drejtë luftën e popullit të Kosovës për liri. Heronjtë kthehen të fundit nga betejat, natyrisht triumfues, s’ka si të jetë ndryshe. Shpresëplotë dhe i bindur se fundi edhe i këtij procesi do të jetë triumfues”, ka shkruar Bajraktari.

Të ngjashme