Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Një mjek ka treguar për Indeksonline se ish-kryetari i Mitrovicës ka pësuar sulm në tru. Ai ka thënë se Rexhepi aktualisht është pa vetëdije.
“Fillimisht ai ka qenë në neurologji. Pastaj e kanë sjellë në intensivë. Janë bërë krejt analizat, me zemër është mirë. Ka pasur sulm në tru. Është pa vetëdije. Por, gjendja është stabile”, ka thënë mjeku kujdestar.
Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.
Dhoma ku po trajtohet ai është nën masa të sigurisë.