Bajrami në interpelancë, shpalos strategjinë për arsim cilësor

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 12:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami duke folur në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar.

Bajrami prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin e detyrueshëm për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç.

“Shtylla e parë fillon të moshat e hershme – gjithëpërfshirja në arsimin parafillor dhe parashkollor. Pika tjetër është që kurrikula të reflektoj mësimin, gërshetimin e mësimit teorik dhe atij praktik, duke u larguar nga mësimi vetëm memorizues. Problemi tjetër që jemi ballafaquar ka qenë cilësia jo e mirë e teksteve shkollore, sepse thuhet se nxënësit janë produkt i teksteve mësimore. Shtyllë tjetër me rëndësi është edhe digjitalizimi i procesit mësimor dhe tranzicioni nga një mësimdhënës i dërrasës së zezë dhe shkumësit të kalohet në një mësimdhënës që e shfrytëzon internetin”, ka shtuar Bajrami.

Duke folur për rezultatin e testit ndërkombëtar të PISA 2015 është shprehur se ka qenë

PISA 2015 reflektim i korrikullës së vjetër,ku ka bërë të ditur se është duke u hartuar korrikula e re me standarde evropiane dhe nga 1 shtatori do të fillojë së zbatuari.

“Kjo kurrikull zvogëlon në 50 përqind mësimin teorik dhe rritë për 50 përqind atë praktikë”, ka thënë Bajrami.

Ministri i arsimit  ka përmendur edhe problematikën e teksteve mësimore, për të cilat ka thënë se do standardizohet me ato të vendeve evropiane.

“Cilësia duhet të ngritët dhe ndërtohet brenda shkollave duke i dhënë përgjegjësin drejtori të shkollës dhe duke faktorizuar prindërit”, është shprehur ai.

Ai ka përmendur si problem politizimin e shkollave në emërimin e drejtorëve dhe mësimdhënësve.

Debati parlamentar për gjendjen në arsimin parauniversitar është iniciuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi gjatë arsyetimit të kërkesës për interpelancë për ministrin e Arsimit tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe. Për këtë gjendje ai kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave.

Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit.

Ministri Bajrami ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor.

Të ngjashme