Ekonomia Online
FUNDIT

Bale drejt rikthimit në Angli

Bale drejt rikthimit në Angli

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez. Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express. “The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit. Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë […]

Gareth Bale mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.

Uellsiani do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

“The Mirror” ka bërë të ditur se tri klube nga Anglia kanë shprehur interesim për shërbimet e ish-futbollistit të Tottenhamit.

Southampton, Cardiff City dhe Newcastle United janë klubet e interesuara për Balen.

Southamptoni thuhet se është më favorit për të nënshkruar me 32-vjeçarin, pasi që ai ka qenë pjesë e të rinjve të këtij klubi.

Bale kishte debutuar me skuadrën e parë të Southamptonit në vitin 2006, teksa një vit më vonë u transferua te Tottenhami.

Megjithatë, më herët është raportuar se mund të transferohet edhe te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Cardiff City.

Mbetet të shihet në verë se cili do të jetë destinacioni i radhës i Gareth Bales.

Të ngjashme