Sulmuesi uellsian, Gareth Bale ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës.
E pas atij lëndimi, Bale do të mungoi rreth katër muaj për Real Madridin.
27-vjeçari do të operohet ditën e martë në Londër dhe pritet që fazën e rehabilitimit ta kryej në Angli.
Gjithsesi lëndimi i tij i ka prekur shumë tifozët madrilen të cilët janë solidarizuar me të nëpër rrjetet sociale.
Ka qenë vetë Bale që me një postim në rrjetet sociale i ka falënderuar dhe i ka qetësuar tifozët duke treguar se kaviljën e këmbës e ka mirë.
“Kaviljën e kam mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e juaja. Do të bëjë maksimumin që të kthehem në fushë sa më shpejtë”, ka shkruar Bale.