Bale: Trumpi mendoi se isha Batmani

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur amerikan, Christian Bale, ka thënë se kur kishte takuar presidentin amerikan Donald Trump, i pari i SHBA-së kishte menduar se aktori ishte në të vërtetë Bruce Wayne, identiteti sekret i heroit filmik Batman.

Në një intervistë në tepihun e kuq për premierën e filmit “Vice”, ku Bale luan rolin e ish-zëvendëspresidentit amerikan Dick Cheney, aktori kujtoi takimin me Trumpin gjatë filmimeve të “The Dark Knight Rises”, kur filmi zhvillohej në “Trump Tower” e ai ishte në rolin e Batmanit.

“Mendoj se ai mendoi që isha Bruce Wayne sepse isha i veshur si Bruce Wayne. Ai më foli sikur të isha Bruce Wayne dhe unë vetëm u pajtova me këtë. Ishte interesante. Nuk kisha ide në atë kohë se ai do të garonte për president”, ka thënë Bale për “Variety”, transmeton Koha.net.

“Vice” do të ketë premierën nëpër kinema më 25 dhjetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme