Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Carmina Burana” në Itali, shfaqja mirëpritet në skenën e Teatro Grande në Romë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Carmina Burana” në skenën e Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma, në kuadër të turneut të tij në Itali.

Shfaqja, e realizuar me koreografi nga Toni Candeloro, mblodhi në sallë përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore italiane.

Mbrëmja u hap me fjalë përshëndetëse nga zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, të cilat vlerësuan rëndësinë e prezantimit të kulturës kosovare në skenat ndërkombëtare dhe rolin e artit në forcimin e marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe Italisë.

Përmes kësaj shfaqjeje, Baleti Kombëtar i Kosovës po vazhdon promovimin e krijimtarisë artistike vendore dhe prezantimin e potencialit të artistëve kosovarë para publikut ndërkombëtar.

Turneu në Itali vijon me performancën e radhës, ku “Carmina Burana” do të prezantohet në skenën e Ex Convento dei Teatini në Lecce, duke sjellë një tjetër mundësi për publikun italian që të njohë nga afër punën dhe arritjet e Baletit Kombëtar të Kosov

Të ngjashme