Ballafaqim me Vuçiqin në Samitin për Ukrainën? Osmani: Gjithmonë kemi, sepse jetojnë në të kaluarën

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin për Ukrainën, të organizuar në Tiranë.

Pasi u prit në tapetin e kuq nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Osmani u ndal të flasë për gazetarët, të cilët e pyetën edhe nëse mund të ketë ndonjë ballafaqim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjithashtu po merr pjesë në këtë ngjarje.


“Do keni ndonjë ballafaqim me presidentin serb?”, e pyeti Osmanin një gazetar.

“Gjithmonë kemi ballafaqime me ta, për fat të keq, sepse ata ende jetojnë në të kaluarën”, iu përgjigj presidentja./GE

Të ngjashme