Ballazhi: Përforcimi i sistemit arsimor, rruga e vetme për eliminim të dhunës në familje

Hani i Elezit | 18 Qer 2022 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka marrë pjesë në tryezën me temë “Mbështetja e komunave ndaj strehimoreve të dhunës në familje”, të organizuar nga OSBE-ja.

Në këtë takim, është diskutuaar roli dhe ndikimi i komunave për Qendrat Strehimore të viktimave të dhunës në familje.

“Aty shpreha mbështetjen që Komuna Hani i Elezit është zotuar se do ta ketë për të gjitha viktimat e dhunës, gjithashtu edhe për strehimoret që i ndihmojnë këto viktima që të ju ofrojnë vend të sigurt deri në zgjidhjen e çështjes”, ka shkruar Ballazhi.

“Përforcimi i sistemit edukativo-arsimor, është rruga e vetme për të eliminuar fenomenin tmerrësisht negativ të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje. SHTËPIA duhet të jetë strehë e sigurisë, harmonisë dhe dashurisë”, ka shkruar tutje Ballazhi.

Të ngjashme