Ballkani ka shënuar fitore në derbin e sotëm ndaj Dritës, derisa Prishtina fitoi derbin ndaj Feronikelit.
Në sfidën tjetër Gjilani e Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, transmeton KOHA.
Ballkani shënoi fitore prej 2 me 0 ndaj Dritës.
Të dy golat i shënoi golashënuesi më në formë në ligë, Mirlind Daku, i cili arrin në kuotën e 14 golave në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Nga minuta e 23 Drita ishte me një lojtar më pak në fushë kur Blakqori u ndëshkua me të kuq.
E rezultati final ndërmjet Feronikelit e Prishtinës ishte 2 me 1 për ekipin mysafir.
Për Prishtinën golat e fitores i shënuan Muça e Krasniqi.
Derisa për klubin nga Drenasi golin e vetëm e shënoi Mendurim Hoti.