Bamieh: Ishte gabim që u liruan policët e rastit “Sekiraça”

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 08:34 | Nga

Vendimin e Gjykatës për lirimin e shtatë ish-policëve nga akuzat për vrasje e tentim-vrasje rreth shpërthimit në lokalin “Sekiraça”, ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila vite më parë kishte ngritur aktakuzën, e ka cilësuar të gabuar.
Të tillë e ka vlerësuar arsyetimin e Gjykatës, duke e ndërlidhur me materialet shfajësuese, të cilat, sipas saj, nuk i janë ofruar mbrojtës nga Prokuroria, shkruan sot Koha Ditore.

Ka thënë se rasti “Fantazma”, i cili ka të bëjë me hetimet rreth skandalit të korrupsionit brenda EULEX-it, nuk ndërlidhet me rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Këtë material ajo ka thënë se nuk e ka fshehur, por nuk është dashur të zbulohej, për shkak se “do të kishte rrezikuar një hetim serioz, që mund të kishte çuar deri në vdekje ose në pasoja të mëdha”.

Bamieh ka thënë për “Kohën Ditore” se “EULEX-i ka frikë se çfarë dëshmish do të dilnin po të mbahej gjykimi për rastin e shpërthimit”. Ajo, po ashtu ka thënë se Prokuroria duhet të bëjë ankesë kundër këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme