Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur në takim një ekip nga Banka Botërore, si dhe zyrtarë nga organizata GIZ.
Gjatë këtij takim është diskutuar për proceset aktuale në Administratën Tatimore dhe objektivat në fushën e modernizimit të ATK-së. Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësinë e zhvillimit të programit të mbështetjes, në fushën e ngritjes së përmbushjes vullnetare të tatimeve dhe të bërit biznes në Kosovë.
Programi i përkrahjes do të zhvillohet gjithsej në gjashtë (6) faza, të cilat parashohin zbatimin e aktiviteteve specifike.