Banka Qendrore në Shqipëri dëshiron të frenojë përdorimin e euros

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 10:17 | Nga

Në Shqipëri dëshirojnë të frenojnë përdorimin e euros, në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin e saj bankar nga goditjet e kursit të këmbimit

Banka Qendrore në Shqipëri dëshiron të frenojë përdorimin e euros, në mënyrë që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin e saj bankar nga goditjet e kursit të këmbimbit, tha guvernatori i saj për “Reuters”, shkruan “Daily Mail”.

Monedha Kombëtare është leku, por remitancat nga emigrantët, së bashku me lidhjet tregtare dhe bankare me vendet e eurozonës, Italia dhe Greqia, dhe fqinjët, Kosova e Mali e Zi, që përdorin euro, do të thotë se shqiptarët përdorin gjerësisht euro, përcjell albinfo.ch.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko është shprehur se nuk ka dyshime për heqjen e euros nga ekonomia shqiptare, një kandidat për Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se banka donte të ruante stabilitetin financiar, pasi një sasi e lartë e huadhënies në euro do të ekspozonte sistemin bankar shqiptar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit.

Një dekadë më parë, 80 % e huadhënies ishte kryesisht në euro, kurse pjesa tjetër në lekë, por raporti ka ndryshuar ku 55 % është euro dhe 45 % lekë. Depozitat në euro përbënin 60 % të kursimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme