Barcelona është në prag të transferimit të mbrojtësit të Valencias, Hugo Guillamon, shkruan “Sport” të hënën, transmeton Koha.net. Mbrojtësi 20-vjeçar debutoi për Valencian kundër Real Sociedadit të shtunën dhe po pritet të transferohet si lojtar i lirë te Barcelona në verë. Guillamon fillimisht do të dërgohet në skuadrën B të Barcelonës, por me synim që […]
Barcelona afër transferimit të Guillamonit

Barcelona është në prag të transferimit të mbrojtësit të Valencias, Hugo Guillamon, shkruan “Sport” të hënën, transmeton Koha.net.
Mbrojtësi 20-vjeçar debutoi për Valencian kundër Real Sociedadit të shtunën dhe po pritet të transferohet si lojtar i lirë te Barcelona në verë.
Guillamon fillimisht do të dërgohet në skuadrën B të Barcelonës, por me synim që të bëjë kalimin në skuadrën e parë në një datë të mëvonshme.
















