Barcelona cakton ditën për prezantimin e Neymarit

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është në prag të marrëveshjes me Paris Saint-Germain për transferimin e Neymarit.

“El Chiringuito” ka njoftuar se klubi katalan pret që sot ta prezantojë yllin brazilian, transmeton lajmi.net.

Barcelona dhe PSG kanë zhvilluar kontakte të vazhdueshme gjatë javës për rikthimin e Neymarit në Camp Nou.

Dhe, sipas “El Chiringuito” palët tashmë kanë arritur marrëveshje dhe klubi katalan pret që sot ta prezantojë Neymarin para tifozëve në Camp Nou.

Të ngjashme