Ekonomia Online
FUNDIT

Barcelona duhet të paguajë 260 milionë euro nëse dëshiron të transferojë Manen

Barcelona duhet të paguajë 260 milionë euro nëse dëshiron të transferojë Manen

Barcelona duhet të paguajë 260 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin Sadio Mane nga Liverpooli, raporton “The Mirror” të martën, transmeton Koha.net. Mane shënoi golin e fitores të Liverpoolit të hënën mbrëma ndaj West Ham Unitedit në Premier League. Liverpooli fitoi 3:2. Barcelona duhet të paguajë 100 milionë euro më tepër se vlera që […]

Barcelona duhet të paguajë 260 milionë euro nëse dëshiron të transferojë sulmuesin Sadio Mane nga Liverpooli, raporton “The Mirror” të martën, transmeton Koha.net.

Mane shënoi golin e fitores të Liverpoolit të hënën mbrëma ndaj West Ham Unitedit në Premier League. Liverpooli fitoi 3:2.

Barcelona duhet të paguajë 100 milionë euro më tepër se vlera që ka në treg çdo lojtar i Liverpoolit, siç raporton “The Mirror”. Kjo për shkak të klauzolës që ishte vendosur kur e transferoi Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 145 milionë euro në janar të vitit 2018.

Vlera e Manes në treg sillet në afro 160 milionë euro. Njëjtë vlerësohet edhe ylli tjetër i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Kjo klauzolë e veçantë ka frenuar Barcelonën që të kthejë sytë nga lojtarët e Liverpolit. Mirëpo, klauzola skadon në vitin 2021.

Të ngjashme